LSI: Dialog për BE. Bllokimi pengon ekonominë
TIRANË- LSI ka përsëritur apelin për bashkëpunim e dialog mes forcave politike në përmbushje të axhendës evropiane dhe të mirë të cdo shqiptari.
Në një deklaratë për mediat, LSI garantoi se ajo si forcë politike do të vijojë punën e saj për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për mirëqenien e cdo shqiptari, për avancim të reformave duke vënë para cdo gjejë interesin e qytetarëve dhe kombit.
LSI kërkon nga politika ngritjen e nivelit të përgjegjshmërisë dhe orientimin nga dialogu dhe bashkëpunimi. Retorika politike të materializohet me veprime konkrete për të arritur standardet për statusin e vendit kandidat- thuhet në deklaratë.
Sipas LSI, situata financiare në rajon, në eurozonë, e detyron politikën të jetë e përgjegjshme dhe të kuptojë se bllokimi i reformave ndikon negativisht në ekonominë e vendit.
