E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Betonizuesi i Tiranës, ciu-ciu në parqe

TIRANË- Realizim të Tiranës  së shekullit të 21-të, të metropolit ëndërr për qytetarët e saj dhe gjithë shqiptarët.

Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Sali Berisha teksa u ndal në një vizitë në projektet për zgjerimin e Bulevardit, të dy studiove ndërkombëtare, ende në garë për Tiranën.

Në fjalën e tij pas njohjes nga afër me projektet e përzgjedhura mes 7 studiove ndërkombëtare në garë, në prani të kreut të Bashkisë, Lulzim  Basha, kryeministri ka vlerësuar punën e bërë me shumë seriozitet. Sipas saj, sikur nga projektet në garë të realizohen tre elementët thelbësor, bulevardin,  lumin dhe parqet, Tirana do të jetë ajo që të gjithë kanë dëshiruar.

Ai akuzoi paraardhësin e Bashës, kreun e PS-së, Edi Rama për betonizim të kryeqytetit. Jo se nuk kemi pasur urbanistë të mirë, përkundrazi, por babëzia boshtëzoi gjithçka te betoni e leja e ndërtimit. Leje pas lejes, beton pas betoni, Tirana që kishte një nga peizazhet e gjelbra më të mira, po humbiste imazhin e saj. Shumë shpejt, ai që betonizoi gjithçka do të ketë parqet të panumërta për të bërë ciu-ciu-tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›