Sllovaki, opozita e majtë fiton bindshëm

Robert Fico
Opozita e majtë ka fituar me rezultat të thellë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Sllovaki. Partia e ish-kryeministrit Robert Fico ka marrë 44.8% të votave nga numërimi i mbi 90% të votave. Me këtë përqindje, Fico merr 84 deputetë, çka i mundëson të qeverisë i vetëm.
Një gjë e tillë nuk ndodhte që prej ndarjes nga Çekosllovakia në vitin 1993.
Fico, i konsideruar një lider populist, është zotuar për ndërtimin e një shteti social duke rritur taksat për korporatat dhe për të pasurit.
Arritëm sukses falë alternativës që ofruam tha Fico. Të jem i sinqertë rezultati ishte një supremi për ne.
Qendra e djathtë e cila largohet nga pushteti ka siguruar vetëm 50 vende në Kuvendit pasi votuesit e kanë dënuar me votë për skandalet e korrupsionit gjatë qeverisjes. /F.S/