Kukës, burri vret bashkëshorten. Arrestohet

Foto ilustruese
KUKËS- Një grua, nënë e tre fëmijëve është vrarë nga bashkëshorti i saj pas një sherri në familje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kollovoz të Kukësit, duke shtuar kështu numrin e viktimave gra brenda familjes.
Sipas të dhenave të para mësohet se viktima është identifikuar si shtetasja Arze Biba, 35 vjece. Ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Irfan, i cili pas krimit është larguar për ti shpëtuar policisë.
Pas rreth 6 orë ndjekjeje nga policia, është bërë i mundur arrestimi i tij dhe shoqërimi në komisariat.