E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Tirana u çlirua nga Rama, tani ka parqe ku të cicërojë gjatë gjithë ditës

Sali Berisha

Kreu i mazhorancës gjatë vizitës në Muzeun Kombëtar, ku u njoh me dy projektet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin lumit të Lanës, nuk ka lanë pa sulmuar liderin e opozitës.

Berisha është shprehur se Tirana më në fund është çliruar pas tetë vitesh nën drejtimin e Edi Ramës.

Leje pas leje, beton pas betoni Tirana u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e saj. Sot ne të gjithë e shohim një dimension i cili i lejon Tiranës atë gjelbërim që ka tek Kodrat e Liqenit. Bulevardi, lumi dhe parqet do të jetë një projekt, i cili do të realizohet në një kohë më të shkurtër ndërsa pjesët e tjera do të marrin zhvillimin e vet, është shprehur kryeministri.

Ai ka vazhduar më tej ironinë mbi komentet e kreut të PS-së në Tuiter duke thënë se tani ish-kryetari do të ketë parqe të panumërta të bëjë ciu-ciu nga mëngjesi deri në darkë. Edhe në moshë dixhitale e sollëm.

Lidhur me dy projektet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin Lanës, Berisha është shprehur se ky proces është i një rëndësie historike për Tiranën, që sipas tij do ti japë asaj pamje Evropiane. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›