Droga, 4 në pranga. Sekuestrohet skafi 7 m

Komisariati i Policisë së Vlorës
VLORE- Kater persona jane vene ne pranga ne kuader te nje operacioni te koduar “Hidra”, nderkohe qe eshte sekuestruar edhe nje skaf 7 meter i gjate me te cilin transportohej lende narkotike.
Policia ben me dije se skafi eshte sekuestruar ne territorin e Jalës dhe aksioni eshte finalizuar pas nje hetimi 4 mujor te Drejtorisë së Polcisië Qarku Vlorë Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, për një grup kriminal me tendencën e Trafikut të lëndëve narkotike.
Arrestimet :
1. Mario Bajram Gjata, vjec 37, lindur në Fier dhe banues në Vlorë i cili ishte personi që kishte sjellë skafin nga Italia në brigjet shqiptare për të ngarkuar lendën narkotike e cila do i dërgohej një organizate kriminale Italo-Shqiptare në Itali.
2. Artur Sihat Haxhiaj, vjec 26, banues në Himarë, dhe;
3. Artjol Sihat Haxhiaj, vjec 31, banues në Himarë, të cilët ishin perosnat që siguronin lëndën narkotike dhe bënin trasportin e saj nga zona e Gjirokastrës dhe Vlorës për në bregdet për llogari të një organizate Italo-Shqiptare pjesë e të cilës ishin edhe ata vet.
4. Arben Ilia Shtëmbari me gjeneralitete të ndryshuar në Ilia Prendi, vjec 43, banues në Vlorë i cili nga hetimet 4 mujore nga Prokuroria për Krimit e Rënda Tiranë, Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Polciisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë ishte organziatori i këtij grupi kriminal me tendëncën e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas policise, ka rezultuar se shtetasi Arben Shtëmbari është edhe organizator edhe i trafikimit të sasisë prej 550 kg lëndë narkotike të trafikuar më datë 22 Prill 2012 në Itali ku janë arrestuar shtetasit Krenar Dulellari dhe Renato Xhoxhaj falë hetime të përbashkëta edhe me autoritet Italiane.
Po ashtu shtetasi Arben Shtëmbari është autor i një rasti gjobvënie të ndodhur në Prill 2012 në dëm të shtetasit D. B., në qytetin e Vlorës hetim ky i Prokurorisë për Krimit e Rënda Tiranë dhe, Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Polciisë së Shtetit, Drejtorisësë Policisë Qarku Vlorë.
Prokuroria për Krimit e Rënda Tiranë, Departamamenti Kudnër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë po heton në bashkëpunim me autoritet ligjzbatuese Italiane pasi grupi kriminal në fjalë dyshohet edhe për disa raste të tjera trafikimi ku janë të përfshirë shtetas shqiptarë në kuadër të një hetimi të një organizate kriminale Italo Shqiptare.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
” 95 kg lëndë narkotike
” Një gomone me një motor të fuqishëm
” 3 automjete dhe
” 9 bidona 30 kg të mbushur me benzinë
Nga Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë është bërë diokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale dhe janë arrestuar në flagrancë të 4 shtetasit e mësipërm për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.