E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës

Droga e kapur

Policia e Vlorës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë, pas një hetimi 4 mujor.

Mësohet se dy ditë më parë nga qendra ndër-operacionale Durrës ka marrë informacion se një mjet lundrues i dyshimtë po afrohej nga territori italian për në brigjet shqiptare në zonën e Himarës me një shpejtësi 7 milje në orë.

Pas marrjes së këtij informacioni nisi operacioni i policisë i koduar Hidra i cili bëri të mundur prangosjen e 4 trafikantëve.

Policia ka në gjirin e Himarës dhe nw bashkëpunim me Guardia di Fiananza është arritur të kapet një mjet lundrues tip skaf rreth 7 metra me motor të fuqishëm 225 KWA, i cili ishte braktisur. Nga ndjekja dhe kërkimet e mëtejshme që janë kryer në territorin përreth është arritur të bëhet kapja e drejtuesit të skafit.

Të ndaluarit e këtij operacioni janë 37-vjeçari, Mario Gjata, i cili rezultoi se ishte personi që kishte sjellë skafin nga Italia në brigjet shqiptare për të ngarkuar lëndën narkotike e cila do i dërgohej një organizate kriminale italo-shqiptare në Itali; Artur Haxhiaj, 26 vjeç dhe vëllai i tij Artjol Haxhia,j 31vjeç, banues në Himarë, të cilët ishin personat që siguronin lëndën narkotike dhe bënin transportin e saj nga zona e Gjirokastrës dhe Vlorës për në bregdet për llogari të një organizate italo-shqiptare pjesë e të cilës ishin edhe ata vet.

Rezulton se Arben Shtëmbari me gjeneralitete të ndryshuar në Ilia Prendi 43 vjeç, ishte organizatori i këtij grupi kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Mësohet se në vijim të hetimeve ka rezultuar se Arben Shtëmbari është edhe organizator edhe i trafikimit të sasisë prej 550 kg lëndë narkotike të trafikuar më datë 22 Prill 2012 në Itali ku janë arrestuar shtetasit Krenar Dulellari dhe Renato Xhoxhaj falë hetime të përbashkëta edhe me autoritet Italiane.

Grupi kriminal në fjalë dyshohet edhe për disa raste të tjera trafikimi ku janë të përfshirë shqiptarë të tjerë të lidhur me një organizatë kriminale italo- shqiptare.

Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi i 95 kilogramëve lëndë narkotike, një gomone me një motor të fuqishëm, 3 automjete dhe 9 bidona 30 kilogramë të mbushur me benzinë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›