Meta: Presidenti të zgjidhet me konsensus

Kreu i LSI-së, Ilir Meta
Punimet e Konventës kombëtare zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim kanë nisur sot me një minutë heshtje për nder të viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë fjalës së tij përmendi dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sipas Metës, presidenti i ri duhet të zgjidhet në favor të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryetari i LSI tha se, Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur për t`u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha forcave politike për të përmbyllur me sukses këtë proces mjaft të rëndësishëm për vendin.
Duhet bashkëpunim dhe marrëveshje për të arritur realizimin e reformave. Duhet bashkëpunim dhe transparencë për zgjedhjen e presidentit, të zgjedhim një President në favor të integrimit. Bashkëpunimi mes forcave politike është i domosdoshëm për Shqipërinë. Mosbashkëpunimi politik e dëmton shumë vendin dhe popullin tonë, theksoi Meta.