E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Do pranojë vetëm një mbledhje të hapur për mediat

Deputeti i Partisë Socialiste Kastriot Islami është shprehur se nuk do të pranojë një mbledhje pa praninë e mediave.

Në një pronocim për mediat para fillimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ku pritet të vendosë në lidhje me përjashtimin e tij, Islami theksoi se i ka kërkuar kreut të grupit Gramoz Ruçi që mbledhja të bëhet e hapur. “Nëse nuk do të ndodhë kjo atëherë qëndrimin tim do ta bëj vetëm pas kësaj mbledhje” ka vijuar Islami.

Vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në mbledhjen e grupit, deputeti Islami ka dalë sërish duke dhënë edhe shpjegimet për arsyen e daljes. “Në fillim të mbledhjes kreu I grupit Ruçi ka paraqitur axhendën e ditës ku në pikën e fundit ka pasur një çështje të rëndësishme për votimin e Bujar Leskaj në Kuvend ku ka shpjeguar që tre deputetë nuk kanë marrë pjesë. Në këtë moment kam kërkaur që mbledhja të bëhet e hapur dhe kërkova që deri ta të merret një vendim të pres jashtë” ka shpjeguar për mediat Islami.
 

Deputetët socialistë pritet të vendosin për të ç`rregjistruar ose jo nga grupi deputetin Islami i cili në seancën e fundit parlamentare u largua dhe nuk mori pjesë në votimin e Bujar Leskajt për kreun e KLSH-së.

Vendimi për Islamin u mor në mbledhjen e kryesisë javën e shkuar, por vetë deputeti tha se nuk kishte patur asnjë komunikim zyrtar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›