E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: I nevojshëm Këshilli antikorrupsion

Pas kthimit nga SHBA-ja, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është shprehur e vendosur për të formuar Këshillin antikorrupsion, ndërsa ka marrë mbështetjen amerikane.

Jahjaga theksoi se shteti i Kosovës, nuk do të shihet si një vend që ka nevojë për ndihmë, por si një faktor kontribues në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në lidhje me Këshillin antikorrupsion, ajo theksoi se më shumë do të ketë rol kordinues ndërmjet institucioneve të pavarura dhe është në përputhje me kompetencat e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›