AK: Vendi drejt humnerës nga dy partitë e mëdha

Sipas këtij grupimi, dy partitë e mëdha po e çojnë vendin drejt greminës.
“Vonesat në procesin e reformës zgjedhore janë të pajustifikuara. PS dhe PD po e çojnë vendin në humnerë dhe po përpiqen të ruajnë monopolin e tyre mbi politikën shqiptare. Qeveria nuk është e interesuar që të kryejë një reformë të mirëfilltë, sepse shpresa e tyre e vetme për të qëndruar në qeveri është manipulimi”, thuhet në deklaratën e AK-së.
Kjo parti kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një qeveri teknike, teksa ka ofruar ekspertët e saj për kryerjen e reformës zgjedhore. Kritika u drejtuan edhe ndaj sistemit zgjedhor aktual proporcional, që sipas AK-së, në këtë sistem listat e deputetëve zgjidhen nga kryetari i partisë duke vendosur në Kuvend radhë servilësh. /Start/
2012-03-18 13:57