Gara e anëtarësimeve, partitë politike nisin fushatën

Gjatë 2 muajve të fundit partitë politike kanë nisur një fushatë anëtarësimesh të reja me sytë nga fitorja e zgjedhjeve të 2013.
Dikur ekzistonte shprehja i gjithë populli ushtar, ndërsa sot duket se i gjithë populli është kthyer në anëtar partie.
Valën e anëtarësimeve e nisi nga aleanca “Kuqezi”, fillimisht si lëvizje dhe tashmë si parti, por tesera partie ditët e fundit ka dorëzuar edhe krye i PS-së Edi Rama, ndërsa kryedemokrati Berisha palajmëroi një fushatë anëtarimesh në 22 mars, ditën e fitores së PD-së, 20 vite më parë.
Në të shumtën e rasteve, anëtarësimet përfshinj të rinj të cilët mbeten larg elektoralit tradicional. Por për analistët, problemi mbetet në faktin se sa përkthehen në zgjedhje anëtarësimet e reja në vota. Por kjo fushatë anëtarësimesh ka sjellë edhe një çoroditje të numrave.
Aktualisht numrin më të lartë të antarësimeve pretendon ta ketë partia më e re, alenaca “Kuqezi” me 150 mijë anëtarë. Sipas të dhënave nga selia blu, PD-ja numëron sot 101 mijë anëtarë, PS 88 mijë dhe LSI 65 mijë.
Pavarësisht shifrave, nuk ka asnjë institucion që të konfirmojë zyrtarsiht të dhënat që japin partitë të cilat rreken të krijojnë idenë e një numri sa më të madh anëtarësh në radhët e tyre.