E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK-ja kërkon strategji për emigrantët

Sipas kësaj Aleance, prej 21 vitesh ka një mungesë strategjie për këtë qëllim.

“Edhe pas 21 vitesh largime pa fund shqiptarët nuk e dinë ende se sa bashkëkombës të tyre janë larguar nga vendi, apo se sa të tjerë janë rikthyer pas vitesh të tëra emigrim. Ne nuk e kemi asnjë informacion, asnjë regjistër, asnjë përllogaritje për numrin e saktë të shqiptarëve që janë larguar nga vendi ynë. Gjithashtu ne ende nuk jemi në dijeni se sa emigrantë janë kthyer në atdhe pas vitesh të tëra emigrim”, tha Blerina Feimi, përfaqësuesja e AK-së.

 Aleanca Kuqezi-vijoi ajo-i bën thirrje qeverisë shqiptarë që të mos keqpërdorë emigrantët dhe keq informojë qytetarët shqiptarë kur thotë se janë 1 milion turistë në sezonin verorë pse të gjithë ne jemi dëshmitarë të faktit se bashkëkombësit tanë dy herë në vit kthehen tek familjarët e tyre për festat e fund vitit dhe sezonin verorë.

Më konkretisht, AK-ja kërkon nga qeveria të hartojë një strategji afatgjatë për emigrantët shqiptarë që rikthehen në atdhe duke i mbështetur ata me ndihme sociale deri në integrimin e plote në shoqëri; Të hartojë një regjistër zyrtarë të të dhënave mbi qytetarët e larguar në emigrim dhe ata të rikthyer në atdhe; Reforme radikale në strukturat e trupit diplomatik shqiptarë si dhe të mundësohet vota e emigrantëve. /Start/

                                                                                             2011-12-15 11:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›