E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Kuvendi të vendosë shpejt për Avokatin e Popullit

"I përshëndes hapat që janë hedhur kohët e fundit, si dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për të propozuar një kandidat për postin e Avokatit të Popullit”, tha Wollfarth.

“Ky është një hap kyç për plotësimin, më në fund, të këtij institucioni, pas mbetjes bosh të pozicionit që në fillim të vitit 2010, në mënyrë që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë sërish me efikasitet të plotë”.

Ai ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për mos zgjedhjen e Avokatit të Popullit brenda afateve të duhura. “Shpresoj që Kuvendi të marrë një vendim, së shpejti, në lidhje me emërimin e Avokatit të ri të Popullit, i cili do të kontribuojë efektivisht në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në marrëdhënie me administratën publike. /Start/

                                                                                             2011-12-15 15:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›