Topi kërkon lehtësim për lëvizjen e lirë me Bosnjën

Kryetari i Shtetit Shqiptar shprehu dhe interesin e palës shqiptare për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy vendet mike.
“Kjo do të jepte një impakt të menjëhershëm në rritjen e nivelit të bashkëpunimit të gjithanshëm, e sidomos atij ekonomiko-tregtar, si dhe do të ndikonte në afrimin e mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe njohjen e kulturave të dy vendeve”, u shpreh Topi.
Presidenti ka theksuar se “bashkësia bosnjake, e respektuar dhe e mirëintegruar në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim duke shërbyer si një urë solide komunikimi me dy popujve dhe vendeve tona”. Nga ana e tij, Beçiroviç, vuri në dukje se kjo vizitë në Shqipëri konsiderohet me mjaft interes në kuadrin e angazhimit të shtetit boshnjak për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh mes Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë në fusha me interes të ndërsjellë.
Beçiroviç vuri në dukje se në këtë drejtim mund të shërbente edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo vendosja e një linjë direkte avioni mes Sarajevës dhe Tiranës, gjë që do të zgjeronte komunikimin dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare me përfitime të përbashkëta. /S.Ll/Start/
2011-12-15 15:46