Opozita e shqetësuar për privatizimin e Albpetrolit

Deputetja Mimi Kodheli, në emër të grupit parlamentar të PS-së, përcolli shqetësimin e opozitës për privatizimin pa transparencë-sipas saj-të një pasurie të rëndësishme të Shqipërisë siç është Albpetrol.
“Në këtë projektligj kuptohet thjeshtë se mungon transparenca për kriteret e vlerësimit të investitorit strategjik. Në rastet e mëparshme, po në këtë industri, qeveria juaj, është akuzuar se kriteret për vlerësimin e partnerëve strategjikë nuk kanë qenë të sakta, madje kanë qenë thjesht kopertura”, theksoi ajo.
“Interesi i vendit dhe i shqiptarëve të jetë i pari dhe i vetmi”, tha ndër të tjera Kodheli duke vlerësuar se vetëm ky interes nuk po merret parasysh me këtë projektligj që pala tjetër kërkon ta bëjë sot ligj. “Na u tha në mbledhjen e komisionit se ky projektligj flet vetëm për formulën e privatizimit, e cila nuk kishte pse të vihej në diskutim pasi ishte konkluzion i ekspertëve të huaj për të cilët ne dimë vetëm që kanë bërë edhe një ekspertizë tjetër, atë të ARMO-s. Me privatizimin e ARMO-s deri tani kemi patur më shumë evazion fiskal, më shumë ndotje të mjedisit, më shumë dëmtim të pronës private. Të gjitha këto, me tregtimin e paligjshëm të produktit të ndërmjetëm “virgine”. Evazioni që është bërë me naftën vergine është tashmë në sytë e të gjithëve. Privatizimi i ARMO-s është shoqëruar me përkeqësim të gjendjes financiare të Albpetrol-it”, vijoi.
Një çështje tjetër ku u ndal deputetja socialiste ishte dhe fakti se ky privatizim menjëherë sjell dhe papunësi. “Në nenin 4 të projektligjit ajo që kuptohet është vetëm se njerëzit do të dalin të papunë që përpara privatizimit. Projektligji nuk thotë se sa do të dalin të papunë, kur do të fillojnë të dalin dhe ku do të gjenden fondet për trajtimin e tyre, derisa të sigurohen të ardhurat nga privatizimi. Në buxhetin e sapomiratuar të vitit 2012, nuk ka asnjë qindarkë të parashikuar për një skemë mbështetje. Nëse dalin të papunë rreth 2 mijë punonjës, kosto mujore e trajtimit të tyre me pagat ekzistuese është rreth 1 milionë dollarë”, tha deputetja Kodheli. /S.Lleshi/Start/
2011-12-15 15:29