Shqipëria mbështet tërësinë territoriale të Bosnjës

Dy personalitetet, ndanë mendimin e përbashkët për praninë e një baze ligjore të plotë të marrëdhënieve dhe shprehën angazhimin e të dyja palëve për intensifikimin e përpjekjeve për mbylljen e procedurave për rreth katër marrëveshje në proces.
Në takim u bisedua për intensifikimin dhe forcimin e bashkëpunimit nё fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, biznesit, turizmit, kulturës, shkencës, etj., si dhe u nënvizua domosdoshmëria e konkludimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy vendeve vetëm me karta identiteti.
Duke vlerësuar rëndësinë e proceseve integruese euro-atlantike, Haxhinasto e cilësoi anëtarësimin e Bosnjë dhe Hercegovinës në NATO të një rendësie strategjike për Shqipërinë dhe rajonin dhe ofroi mbështetjen maksimale të Shqipërisë në këtë drejtim. Haxhinasto e siguroi z. Bećirović se Shqipëria mbështet sovranitetin, integritetin territorial, unitetin dhe tërësinë territoriale të B-H. Bećirović ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare dy-ditore. Në këtë vizitë z. Bećirović shoqërohet edhe nga një grup biznesi. /Start/
2011-12-15 14:45