ISKSH kërkon sigurim të mjekëve për gabimet

Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, propozoi krijimin e një ligji për sigurimin e stafit mjekësor për gabimet njerëzore në profesion.
“Sektori shëndetësor është nga natyra përdoruesi më i madh i fuqisë punëtorë, prandaj negociata më mjekët dhe stafin mjekësor, janë shumë elementë të rëndësishëm, në mënyrë që pagesat ndaj tyre të marrin vërtet vlerën e shërbimit ndaj pacientit.
Kështu vetëm vitin e fundit kanë rënduar buxhetet e spitaleve e (për pasojë edhe shërbimin ndaj pacientit) 3 raste (2 në Vlorë e 1 në Lushnjë) më shumë rreth 31 milionë lekë të reja, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me sigurimin e profesionit”, theksoi ajo. Zonja Hana u shpreh se rastet kanë të bëjnë me hedhjen në gjyq nga ana e pacientëve të mjekëve dhe stafit mjekësor për mjekim jo profesional. Në rastet ku pacientët e kanë fituar gjyqin, shuma është dhënë nga fondi i spitaleve.
“Që fondet të mos ndryshojnë destinacion, duhet të bëhet një ndërhyrje në ligj në mënyrë që mjekët dhe stafi mjekësor të kenë sigurimin e profesionit, sikurse kanë juristët apo profesione të tjera, nga ku mund të mbulohen faturat financiarë të gabimeve mjekësorë”, vijoi.
“Shifrat ëndë nuk janë shumë shqetësuese krahasimisht me buxhetin ë spitaleve, por në aftat të gjatë, duhet menduar seriozisht për përmirësimin e legjislacionit për sa i përket sigurimit të profesionit. Ky problem mund të kthehet në një bumerang në së nuk i paraprihet që tani më rregullimet përkatëse ligjorë”, tha gjithashtu drejtoresha e ISKSH-së. /S.Ll/Start/
2011-12-15 14:31