E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, komision organizativ për festat e nëntorit

Aleanca “Kuq e Zi” krijon komisionin organizator për festat e nëntorit. Përfaqësues të AK-së kanë mbërritur në qytetin bregdetar të Vlorës ku i kanë bërë thirrje qytetatarëve të mblidhen në sheshin e Flamurit më datën 26 nëntor ku do të zhvillohen edhe festimet me rastin e ditës së çlirimit dhe të pavarësisë.

Sipas saj, sheshi do të mbulohet nga flamuri kuq e zi, i cili duhet të bashkojë të gjithë faktorët në vend.

“Festat e nëntorit janë të patriotëve jo të politikanëve. Flamuri “Kuq e Zi” duhet t`i bashkojë të gjithë faktorët.” thuhet në apelin e AK-së drejtuar qytetarëve.
 

AK-ja është shprehur kundër ndarjes politike të festave të nëntorit duke theksuar se ato janë të kombit dhe jo të partive.
 

Ndërkohë nismës së Aleancës “Kuq e Zi” për të organizuar një festë të madhe në Vlorë i janë bashkuar edhe disa organizata të tjera.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›