Ferguson: Ferdinand ka të ardhme te United

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai dëshiron ta mbajë mbrojtësin Rio Ferdinand.
“Ajo çfarë i kam shpjeguar Rios një ditë është kjo: Se ne kemi dy mbrojtës të rinj të qendrës që po vijnë dhe jam i lumtur që kam katër prej tyre, dhe shpresoj t`i mbaj të katërtit për një kohë të gjatë”.
“Rio është pothuajse 33-vjeç dhe dukshëm ka humbur ritmin që ka pasur pesë vite më parë në fushë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të shfaqë lojën e tij në një mënyrë tjetër”, ka thënë Fergie.