E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Kujdes nga sekseret e hipotekimit

Bashkia e Tiranes u beri dje thirrje qytetareve te bejne kujdes me personat te cilet kerkojne para ne kembim te nxjerrjes se hipotekes per apartamentet. Zedhenesja Anila Bisha vuri ne dukje dukurine se persona te caktuar po abuzojne duke u prezantuar si punonjes te bashkise dhe duke u kerkuar para qytetareve. Rastet e denoncuara vijne nga njesia bashkiake numer 6 ne kryeqytet ku nje zonje e prezantuar si punonjese e bashkise ka kerkuar nje pagese prej 2 mije lekesh per tiu pershpejtuar procesin e hipotekimit. Bashkia e Tiranes u ben thirrje qytetareve te tregohen te kujdesshem dhe te mos bien pre e ketyre mashtrimeve pasi ligji dhe vetem ligji do te jete orientimi i vetem i Bashkise se Tiranes ne punen e saj dhe jo sekseret - tha ajo. Bashkia e Tiranes nisur nga keto shqetesime ka ndjekur rrugen ligjore duke i percjelle materialet per rastet ne fjale prane policise dhe prokurorise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›