Deklarata e Busek, AK: Kundër copëtimit të Kosovës
Menjëherë pas deklaratës së Erhard Busek, ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, i cili u shpreh se Kosova me Serbinë duhet të ndahet ka reaguar Aleanca Kuq e Zi, e cila është kundër copëtimit të territoreve në Kosovë, ndërsa shprehet se mbështet projektin amerikan për Kosovën.
Kufijtë e Kosovës nuk janë çështje pazaresh. Mbështesim projektin amerikan për Kosovën, thuhet në reagimin e AK. AK theksoi se propozimi i Busek nuk është konstruktiv për rajonin Prioritet duhet të jetë stabiliteti në rajon. Shkëmbimi i territoreve nuk siguron stabilitet , deklaron AK, në reagimin e saj.
Përveç ndarjes Busek përmend shkëmbimin e territoreve. Sipas tij Lugina e Preshevës duhet t`i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje, ka deklaruar Busek.