E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, hapen dosjet e zyrtarëve në detyrë

Komisioni për Lustracionin në Maqedoni do të merret vetëm me verifikimin e deklaratave dhe hapjen e dosjeve për funksionarët që janë aktualisht në detyrë. agjencitë maqedonase të lajmeve bëjnë të ditur se ky vendim është marrë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndalimin e procesit të lustracionit për gazetarët, klerikët, shoqatat joqeveritare, avokatët, ish-funksionarët.

Me ndryshimet e ligjit nga ana e maxhorancës aktuale parashikohej dhe lustrimi i kategorive të lartëpërmendura, mirëpo Gjykata hodhi poshtë mendimet e ligjeve duke e rikthyer ligjin në versionin e parë të miratuar.

Mbi 2000 dosje të gazetarëve, klerikëve dhe personave të tjera që ishin përfshirë në procesin e lustracionit tashmë janë në sirtarët e Komisionit, mirëpo shqyrtimi dhe verifikimi i tyre është stopuar me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›