SHBA, Romney fiton Nevadën
Pas fitimit të zgjedhjeve në Nevada është forcuar pozita e kandidatit republikan, Mitt Romney, për president në SHBA në shtetin e Nevadës.
Ky është një sukses i rëndësishëm dhe shndërron Romney në kandidatin kryesor për të fituar emërimin e sfidantit të Obamës, pasi të enjten ai fitoi edhe në votimin e mbajtur me delegatët partiakë në Florida.
Rezultatet paraprake flasin për një diferencë të dukshme midis Romney, që ka grumbulluar 42% dhe rivalit kryesor, ish-kongresmenit Gingrich, me 26% të preferencave.
Republikani me më shumë vota deri në gusht, kur përfundojnë zgjedhjet ose i vetmi që do të mbetet në garë, nëse të tjerët tërhiqen më herët, do të fitojë mundësinë për tu shndërruar në presidentin e 45 në historinë e SHBA-së.