AK kundër nismës së Berishës për monument të ri pavarësie
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi kundër nismës së propozuar nga kryeministri Berisha në lidhje me një monument të ri të pavarësisë, i cili sipas Berishës duhet të jetë gati më 28 Nëntor.
AK nëpërmjet një deklarate e quan marrëzi këtë nismë, ndërsa i kërkon qeverisë të tërhiqet me pretendimin se monumenti i pavarësisë ndodhet në sheshin e Flamurit, në Vlorë. Sipas AK, kjo është historia dhe nuk mund të zhbëhet.
“Historia bëhet vetëm një herë edhe pse shkruhet 100 herë, ajo nuk mund të zhbëhet. Jemi kundër një monumenti të ri të pavarësisë dhe do mbrojmë me cdo mënyrë simbolin e pavarësisë në Vlorë, i cili qendron aty prej 40 vitesh”, thuhet në reagimni e AK.
Lëvizja Aleanca Kuq e Zi kritikoi edhe opozitën për heshtjen e saj, në lidhje me këtë cështje. “Ndiejmë keqardhje për heshtjen e opozitës”, thuhet më tej nga AK.
Para 3 ditësh në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha kërkoi të hapet konkursi për një monument të ri, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai te perfundojë më 28 Nëntor”, deklaroi Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)