Durrës, atentat mafioz pronarit të 5 firmave
DURRES- 35-vjeçari Gentian Zguri, i ekzekutuar dje me një plumb në kokë, në qytetin e Durrësit, rezulton të jetë pronar i 5 firmave dhe aksioner në dy të tjera në Tiranë, ndër to edhe një pub të njohur në Tiranë, “Rock n’Roll”.
Motivet e ngjarjes mbeten ende mister për policinë, ndërkohë që mësohet se autori i krimit ka zhdukur nga vendi i ngjarjes edhe gëzhojën e plumbit, me të cilin i ka qëlluar 35-vjecarit tiranas.
Ky i fundit ka qënë duke ecur në rrugë sëbashku me një person tjetër kur është qëlluar nga afër me një plumb. Plaga ka qenë vdekjeprurëse pasi e ka marrë në pjesën e syrit duke i përshkuar në këtë mënyrë tej përtej kafkën. Sipas policisë, autori i ngjarjes ka qenë i shoqëruar me një person tjetër dhe të dy pas vrasjes, janë larguar nëpër rrugicat që përshkojnë atë zonë.
Fillimisht, u mendua se viktima u ekzekutua me shotgun, por pastaj ky version u vu në dyshim pasi ekspertët thanë se vrasja mund të jetë kryer me një pistoletë të pajisur me silenciator. Policia deklaron gjthashtu se bëhet fjalë për vrasës profesionistë, të cilët kanë ditur të zhdukin edhe gjurmët e krimit, sic ishte gëzhoja.
Ende policia nuk është në gjendje që të përcaktojë shkakun e kësaj ngjarjeje si dhe autorët e saj. Për këtë është kërkuar edhe ndihma e homologëve nga Tirana.
(ma.ar/BalkanWeb)