E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kanë mbetur 14 muaj burg, arrestohet italiani

Vlorë-Një 52-vjeçar italian i shpallur në kërkim është arrestuar dje në mbrëmje nga policia e Vlorës. Santo Nikola Malaspina, lindur në Motobello Jonco Reggio Calabria Itali e banues në Lushnjë, u prangos në afërsi të Spitalit Psikiatrik në Vlorë, pasi ai ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë. Mësohet se 52-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 6 vjet e 8 muaj burg, nga të cilat i kanë ngelur për të vuajtur edhe 14 muaj burg për veprën penale “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”. Burime zyrtare nga policia e Vlorës njoftuan se ngjarja për të cilën ishte dënuar italiani ka ndodhur në qershor të vitit 2006 në Kolonjë në lokalin e tij, ku për motive të dobëta ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shqiptarin V. Sh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›