E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Dajti: Të përjashtohet trupa gjyqësore, e njëanshme

TIRANE- Dritan Dajti, autori i masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku ekzekutoi katër oficerë policie, ka depozituar në kryesekretarinë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, një kërkesë për përjashtimin e trupës gjyqësore që shqyrton dosjen penale ndaj tij. Shorti elektronik ka përcaktuar gjykatësen Ilirjana Olldashi për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Të hënën, i akuzuari për vrasjet e punonjësve të policisë, duhet të paraqesë të gjitha argumentet, mbi bazën e të cilëve kërkon përjashtimin e trupës gjyqësore. Më pas gjykata do të shprehet me një vendim. Në fakt, Dritan Dajti ka kërkuar disa herë përjashtimin e gjyqtarëve, duke pretenduar se janë të njëanshëm në shqyrtimin e çështjes së tij, por gjithmonë kërkesat e tij janë rrëzuar.

Së fundmi Dritan Dajti, veç kërkesave të shumta që i bën drejtësisë shqiptare, kërcënoi në sallën e gjyqit edhe prokurorin e çështjes Eugen Beci. Dajti u prangos pas shtatë vitesh në arrati, gjatë një operacioni të skuadrës speciale operacionale. Vetëm pasi ekzekutoi katër oficerët e policisë, Saimir Duckollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, ai mbeti i plagosur dhe më pas në duar iu shtrënguan prangat. Prej 7 gushtit 2009, Dritan Dajti ndodhet i ulur në një karrige me rrota, pasi ka mbetur i paralizuar në njërën këmbë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›