E Diel, 1 Nëntor 2026

AK në Kukës. Spahiu: Zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do jetë i mundur kur të largohen xhaketat e vjetra

Share

Aleanca KuqeZi mbërriti dje në qytetin e Kukësit. Shumë qytetarë të Kukësit janë bashkuar në pallatin e kulturës Hasan Prishtina. Vendi duhet të nxirret nga qorrsokaku ku politika 22 vjeçare e ka futur për interesa personale, dhe e vetmja mënyre janë zgjedhjet e parakohshme, deklaroi drejtuesi i AK, Kreshnik Spahiu. Shqipëria bëhet mbi një strategji mbarëkombëtare, dhe Aleanca KuqeZi po përgatitet maksimalisht për një strategji të tillë duke lënë mënjane premtimet lokale elektorale me të cilat shqiptarët janë tejngopur për 22 vite me radhë, vijoi Kreshnik Spahiu.

Zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do të jetë i mundur vetëm nëse do të ndryshojmë klasën politike dhe largojmë xhaketat e vjetra të cilat po mbajnë peng për karriget personale të pushtetit rrugën e bashkimit dhe rrugën evropiane të shqiptarëve, përfundoi fjalën e tij kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi shpërndanë rreth 200 karta anëtarësie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›