E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK në Kurbin: Jo pyetjeve për etninë dhe fenë

Qindra qytetarë kanë pritur përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në Kurbin, të cilët ndodhen në këtë qytet për të themeluar degën e tyre.

Prej ditësh Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë një maratonë në të gjitha qytete e Shqipërisë, për të bindur qytetarët që të bojkotojnë pyetjet për etninë dhe fenë gjatë regjistrimit të popullsisë. Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe qytetarët laçianë.

Në këtë maratonë, Aleanca Kuq e Zi  ka bërë thirrje që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që hoqi fjalën kombësi nga Ligji për Gjendjen Civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›