E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK platformë për personat me aftësi të kufizuar

Me dhjetëra përfaqësues të invalidëve të punës, të verbrit, para dhe tetra-plegjikët ishin të pranishëm në takimin e organizuar.

Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu fillimisht falënderoi të gjithë të pranishmit për vullnetin e hekurt në luftën kundër paragjykimit ndaj problematikës së tyre të përditshme si dhe pasionin për t’i treguar mbarë komunitetit tonë së diferenca mes tyre dhe qytetarëve të tjerë është zero.

“Aleanca KuqeZi në vizionin dhe programin e saj nuk ka dhe nuk do të ketë barriera për personat me aftësi të kufizuar, ndaj nga sot në strukturat e kësaj partie do të ekzistojë një departament i posaçëm për personat me aftësi të kufizuar i cili do të drejtohet pikërisht nga këta individë dhe që nuk do të jetë thjesht një organike politik bërës por një departament me të gjithë elementët që duhen për të krijuar një ambient sa më integrues për personat me aftësi të kufizuar” tha Spahiu.

 Spahiu akuzoi politikën22 vjeçare, e cila-sipas tij- në çdo katër vjet kur afron fushata elektorale e zgjedhjeve nuk përton të lëshojë premtime për këtë shtresë të vuajtur të shoqërisë dhe pas marrjes së votës ata harrohen për së gjalli.  “Ne nuk do ta falim tradhtinë që ju është bërë ju në këto 22 vite. Sakrifica juaj do të shpërblehet në programin e Aleancës KuqeZi i cili do të ribëjë Shqipërinë. Programi ynë nuk është diskriminues ndaj asnjë shtrese të shoqërisë prandaj në sot shpallim zyrtarisht ambicien tonë për përfshirjen tuaj në strukturat drejtuese të Aleancës KuqeZi. Ju nga sot nuk jeni vetëm mbështetës të AK por jeni anëtarë me të drejta të plota, për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur”, përfundoi ai. Në përfundim Z.Spahiu shpërndau dhjetëra karta anëtarësie për personat me aftësi të kufizuar të cilët garantuan angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në rrugëtimin kuqezi të Aleancës KuqeZi.  /Start/

                                                                                             2012-08-15 15:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›