E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Malaj: PS dhe aleatët të takohen me Nishanin, ti tregojnë shqetësimet që kanë

Deputeti socialist, Arben Malaj, është i mendimit se socialistët duhet të takohen me presidentin e ri, pavarësisht disa vendimeve që ka marrë ai dhe që forcojnë dukshëm pushtetin e kryeministrit.

Malaj thotë se socialistët duhet ti tregojnë Nishanit shqetësimet që kanë.

Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit, ndaj opozita bashkë me një përfaqësi nga partitë aleate dhe përfaqësues nga shoqëria civile duhet të takohen dhe ti prezantojnë Presidentit shqetësimet konkrete për pasojat negative të akteve të tij në proceset politike dhe elektorale. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë me Nishanin, me opinionin publik dhe me partnerët ndërkombëtarë mund të jetë më produktiv sesa janë deklaratat në distancë, tha Malaj.

Deputeti socialist është pro aleancës së gjerë të PS për të rrëzuar këtë qeverisje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›