Mjekët kërkojnë mbrojtje nga dhunuesit

Shpesh herë mjekët kane rëne pre e dhunës të të afërmve të pacientëve, por, sipas UISH, ata nuk janë ndëshkuar.
"Nisur nga rasti i fundit dhe në vijim të deklarimeve të tjera të përsëritura, në emër të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve protestoj dhe shpreh indinjatën më të thellë duke kërkuar nga strukturat përkatëse të shtetit ndëshkimin e dhunuesve të mjekut dhe mjekëve dhe marrjen e masave në rivendosjen e dinjitetit të mjekëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetit", thekson Presidenti i UISH, Dine Abazaj.
Para pak ditësh, u ushtrua dhunë fizike ndaj një mjeku në spitalin e Kukësit. Ndërkohë që raste të tilla kanë ndodhur në Vlorë, Berat dhe të përsëritura në Tiranë e gjetkë në përgjigje të të cilave, Urdhri i Mjekëve dhe mjekët kanë protestuar, në kërkim të mbrojtjes së bluzave të bardha dhe të rivendosjes së dinjitetit të mjekut dhe të profesionit mjekësor.
"Megjithatë me keqardhje konstatojmë se, deri tani nuk kemi parë ose dëgjuar të jetë dënuar njeri për krimin e ushtruar ndaj mjekëve apo ndonjë masë tjetër në mbrojtje të tyre", vijon më tej Abazaj./Start/
2012-08-15 16:07