E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe kjo marrëveshje për kufirin ujor bëhet pa bekimin e presidentit?

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, bëri të ditur dje se negociatat për vendosjen e kufijve ujorë mes Shqipërisë dhe Greqisë po vazhdojnë dhe mund të përfundojnë shumë shpejt. Ai deklaroi se do zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Por në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se ekipi negociator duhet të pajiset me plotfuqi nga presidenti i Republikës për të nisur negociatat.

Ndërkohë e përditshmja Shqip shkruan se një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot, pasi as presidenti Bamir Topi dhe as Bujar Nishani nuk e kanë marrë një vendim të tillë.

Stafi i presidentit nuk ka dhënë një përgjigje për këtë çështje, kurse vetë Panariti tha se negociatat janë në fazën e grupeve teknike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›