E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Nishani duhet të përgjigjet a ka marrë Visho Lika azil politik si kundërshtar i opozitës aktuale?

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar nga ana e presidentit Bujar Nishani të përgjigjet për akuzat e publikuara në media për drejtorin e ri të SHISH, duke nisur që nga fakti se ai ka shtetësi kanadeze. Sipas Braçes, Nishani duhet të thotë nëse Visho Lika është kundërshtar i opozitës, duke parë faktin që ka marrë azil politik pikërisht në kohën kur në pushtet erdhën socialistët.

Presidenti Nishani duhet të përgjigjet:

Çfarë shtetësie ka drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, zoti Visho Lika?

A ka marrë shtetësi kanadeze drejtori i SHISH?

A ka marrë azil të çdo forme në Kanada drejtori i SHISH?

Në cilin mbiemër drejtori i SHISH i ka këto statuse?

Nëse ka marrë azil politik, pra si kundërshtar i qeverisë socialiste të pas 1997-ës, atëherë si mund të emërohet në detyrën e drejtorit të SHISH një njeri i shpallur kundërshtar me opozitën?

Presidenti Nishani duhet të na përgjigjet!! Dekreti ishte i tij!, shprehet deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›