AK proteste perpara Kryeministrise

Mbështetësit e Aleancës Kuqezi u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë për të zhvilluar një protestë, ku kërkuan largimin e kreut të qeverisë Sali Berisha. Kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu, shpalli solloganin për fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, “Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha”. Duke iu drejtuar simpatizantëve të Aleancës Kuqezi, Spahiu paralajmëroi një tjetër protestë, më datë 1 maj, ku sipas tij kuqezinjtë do të mblidhen sërish përpara selisë së Kryeministrisë, për rrëzimin e qeverisë, duke i dhënë fund atë që ai e cilësoi një regjim. Për tu treguar i kujdesshëm, teksa bëri këtë paralajmërim, drejtuesi i Aleancës Kuqezi, tha se forcat e rendit, garda dhe të gjitha institucionet shtetërore të sigurisë, janë me AK-në.
Gjatë kësaj proteste u përsëritën prioritetet e Aleancës, bashkimin kombëtar. Spahiu tha se premtimin do ta mbajë dhe për këtë ka kërkuar një referendum kombëtar.