Rama 3 ligjet as nuk kane qene dhe as nuk jane kusht i vendosur me Meten
Koalicioni parazgjedhor PS-LSI solli sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili është takuar fillimisht me kreun e LSI Ilir Meta dhe më pas kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Pas takimit me Metën, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala vlerësoi se koalicioni mes PS-LSI do të sigurojë një të ardhme politike më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndërsa sipas kreut të LSI-së, Meta koalicioni i ri synon rritjen e mundësive për sukses në zgjedhje.
Rama: PS qeveris pas 23 qershorit
Pas takimit që zhvilloi me Ayala, kreu Rama shprehu bindjen se pas 23 qershorit PS do të jetë ajo që do të qeverisë vendin. Por ndërkohë që gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kreu socialist zbardhi detaje të bashkëpunimit me LSI. “Koalicioni nuk ka pasur asnjë kusht, por analizë dhe reflektim për të zhvilluar Shqipërinë. 3 ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh, tre ligjet janë pjesë e sfidës së integrimit dhe për ne qëndrojnë pjesë e kësaj sfide dhe jo të veçuar të saj. Ne nuk kemi besuar Shqipërinë e ndajnë 3 ligjet nga Evropa, por Shqipërinë nga Evropa e ndajnë 3 pushtet të korruptuara”, vlerësoi, Rama. Nga ana tjetër, ndalur në aleancat parazgjedhore, Rama ftoi në koalicion dhe Aleancën Kuq e Zi dhe çdo forcë tjetër që ka si synim largimin e Berishës nga pushteti dhe rilindjen e Shqipërisë pa nacionalizma. “Uroj që Aleanca Kuq e Zi të jetë pjesë e koalicionit. Jam i hapur për cdo forcë, qe Berisha të largohet me 23 qershor duke i dhenë PD mundesine të rilindë në opozitë. 2 të ndërtojmë Shqipërinë Evropiane pas nacionalizma që na lënë në cep të padëshiruar, dhe pa retorika”, vuri në dukje kreu i PS-së.
Kandidati për Kryeministër në 23 qershor Koaliconi i ri me Ilir Metën i ka imponuar rregulla të reja kreut Rama në deklaratat publike, lidhur me postin e Kryeministrit të ardhshëm. Ende nuk ka nje marreveshje te shkruar mes te dyve, por deri atehere qendrimi per kandidatin per Kryeminister te aleances PS-LSI duket se do te jete i kufizuar. Gjate konferences per shtyp me Ajalen, Edi Rama la te nenkuptohet se i qendron deklaratave te tij te meparshme, megjithate kujdesi nuk eshte kurre i tepert. “Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga PS sëbashku me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit”, tha Rama. Eshte e dyta nga numrat ne koalicion, por LSI nuk nxitohet ne kete pike. Ish kryeministri Ilir Meta eshte i ftohte ne përgjigjen, per kandidatin per kryeministër te aleances se re. Disa muaj me pare kryesia e Partise Socialiste u mblodh per te vendosur se kandidati per kryeminister i te majteve do te jete Edi Rama dhe kjo ka qene kryefjale e disa takimeve te tij.