Kryetarja e Kuvendit ne Samitin e Bashkimit te Mesdheut
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në Samin e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun në Marsejë të Francës. Në këtë samit, është diskutuar mbi gjetjen e zgjidhjeve për t’i dhënë shtysë projekteve në infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe për bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik mes vendeve të Mesdheut. Kryeparlamentarja Topalli prezantoi ecurinë pozitive ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht se e rrethuar nga vende me krizë financiare. Ajo tha se në një kohë kaq të vështirë ekonomike në botë, Shqipëria jo vetëm nuk ra në recesion, por është cilësuar një model suksesi për ekonomi të tjera.