E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurimet publike online ulin demin ekonomik

Shqipëria duke qenë vendi i parë në botë që aplikon procesin online të prokurimeve duke filluar që nga viti 2009, ka rritur ndjeshëm transparencën e të dhënave, uljen e dëmit ekonomik dhe rrjedhimisht edhe korrupsionin. Sipas një hulumtimi të kryer nga” Open Data Albania” mbi dëmin publik në fushën e prokurimeve publike 2005-2010, rezulton qartë se  duke filluar nga janari i 2009 e deri në 2010-ën dëmi në prokurime publike ka ardhë duke u ulur me mbi 4 herë më shumë se sa në vitin 2008 nga 19,27% në 5,90%. E njëjta gjë thuhet edhe për dëmin ekonomik në sistemin doganor. Sipas “Open Data Albania” vlera më e madhe e dëmit është arritur në vitet 2005 dhe 2006, ndërsa vlera më e ulët e dëmit është në vitin 2009. Dëmi ekonomik në këtë sektor është me tendenca në zvogëlim si pasojë e disa faktorëve siç është përsosja e sistemit të kontrollit dhe kryerja e veprimeve online.

Veprimet “online” mundësojnë kalimin e të dhënave në serverin qëndror dukë u bërë gjerësisht të disponueshme. Përvec veprimeve online, ka ndikuar në uljen e dëmit doganor dhe heqja e tarifave doganore; rënia e çmimeve të referencës me vende të Bashkimin Europian si dhe rritja e bashkëveprimit me doganat homologe.

Një nga projektet e fundit të qeverisë shqiptare në kuadër edhe të përpjekjeve për një Shqipëri dixhitale është edhe anëtarësimi në iniciativën për një qeverisje të hapur, nismë kjo aktualisht vetëm e presidentit amerikan Obama dhe presidentes së Brazilit, Rosnef.

Qeveria  shqiptare ka shprehur vullnetin për t’u rreshtuar ndër vendet me nivel të lartë demokracie e transparencë qeverisjeje.  Në  këtë partneritet të shteteve më demokratike, Shqipëria është vendi i parë i kampit ish- komunist, vendi i dytë i kontinentit Evropian dhe i pari shtet ballkanas që bëhet pjesë e Partneriteti për Qeverisje të Hapura.

Analizën e tij mbi një sërë çështjesh Hoxha e bëri gjatë bisedës në studio në 26 shkurt, analizë e cila është e plotë në video. banoret banotret e bllokuar

Tiranë, zjarr në një pallat te Zogu i Zi

Zjarri ka përfshirë 6 kate të pallatit, ndaj kërkohet dhe ndërhyrja e RENEA-s dhe Mbrojtjes Civile. Momentalisht në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset dhe ambulancat. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjthshëm i Shërbimit të Zjarrëfikseve, Dilavar Laçi bëri me dije se zjarrfikëset po operojnë në dy anët e pallatit, pasi mbetet problem tymi i madh në pallat. Ndërkohë që në vendngjarje dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›