AKEP kundër rritjes në Prill të tarifave nga Albtelekom, në qershor me kushte
në këtë sektor. Por Këshilli Drejtues i AKEP vendosi që Albtelecom mund ta rrisë tarifën e pajtimit mujor, siç edhe parashikohet në metodologjinë e rregullimit të tarifave, vetëm pas datës 1 qershor dhe vetëm nëse plotëson kushtin e mundësimit të tarifimit për sekondë. Sipas burime nga nga AKEP mësohet se pika 18 e metodologjisë së rregullimit të tarifave me pakicë, përcakton si detyrim për Albtelecom tarifimin për sekondë të thirrjeve, duke filluar nga data 15 mars 2009. Por Albtelecom ka vënë në dijeni AKEP, që në muajin shkurt 2009 se nuk mund të kalonte në sistemin tarifor në bazë sekonde, si pasojë e problemeve teknike për ndërtimin e sistemit që do ta mundësonte këtë shërbim. Albtelecom ka premtuar se do të fillojë tarifimin për sekondë për të gjithë abonentët për faturën e muajit prill 2010, pra një vit me vonesë në raport me parashikimin e metodologjisë. Por duket se AKEP nuk është e bindur në seriozitetin e premtimit të Albtelecom dhe për këtë arsye ka vendosur që si garanci të mbajë peng pajtimin mujor: e thënë ndryshe, më parë Albtelecom duhet tju faturojë abonentëve thirrjet për sekondë dhe vetëm nëse e bën këtë, do të lejohet të rrisë pajtimin mujor. Vetëm pak kohë më parë Albtelekom, kreu rritjen më të madhe të çmimit në telefonatat brenda qyteteve, tarifat e të cilave u dyfishua. Aktualisht Albtelekom e ofron një minutë kohë bisede brenda qytetit me 3 lekë. Çmimi për këtë shërbim është dyfishuar, ndërsa vërehet një ulje modeste në tarifat e bisedave kombëtare, të cilat nga 18 lekë për minutë zbritën në 10 lekë për minutë. Bisedat me jashtë, të cilat për zonën e parë ku përfshihen Italia dhe Greqia nga 40 lekë për minutë zbritën në 30 lekë për minutë. Ndërsa një rritje gati 300 % do të pësojë abonimi mujor, i cili është parashikuar të rritet ne 300 lekë nga 92 që është ishte. Ndryshimet në tarifat e telefonisë fikse kanë krijuar një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të konsumatorëve për shërbimin telefonik kabllor. Duke pasur parasysh se, shumica e familjeve paguajnë në muaj mëgjithë kohën bisedore një shumë të barabartë me tarifën e abonimit mujor që do të detyrohen të pagujnë në të ardhmen. Ndryshimi i çmimeve për shërbimet e telefonisë fikse është i bazuar në një strategji për zhvillimin e telekomunikacioneve që synon balancimin e tarifave me vende të rajonit. Strategjia përfshin rritje graduale të tarifave për bisedat brenda vendit dhe ulje të kostos për bisedat me jashtë deri sa tarifat t'i ofrohen rajonit.
Last Updated on E Marte, 30 Mars 2010 22:04