E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e veriut sot takojnë Nikoliqin e Daçiqin

Autoritetet shtetërore të Serbisë do të presin sot në Beograd përfaqësuesit e katër komunave të veriut të Kosovës, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Siç transmeton Rel, serbët e Kosovës do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, dhe me kryeministrin Ivica Daçiq.

Në takimin e fundit, serbët e veriut kanë kërkuar garanci nga autoritetet në Beograd se zbatimi i IBM-it nuk do të kërkojë nga ta që të ndryshojnë letërnjoftimet, targat e makinave, si dhe të paguajnë doganë.

Serbët në vendkalimin e Jarinës kanë protestuar në ditët e fundit kundër zbatimit të marrëveshjes në terren./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›