Përplaset avioni, 11 të vdekur

Një avion Dakota i forcave ajrore të Afrikës së Jugut u përplas gjatë orëve të natës së lënë pas në zonën malore të Drakensberg, duke shkaktuar 11 të vdekur.
Sipas mediave të vendit në avion ndodhej ekipi mjekësor i Nelson Mandelës, për vizitën e radhës së 94 vjeçarit.
Siç raporton noa mjeti u nis nga Pretoria dhe ishte drejtuar për në Mthatha, aeroport pranë fshatit Qunu, ku qëndron Mandela./Indeksonline/