E Diel, 1 Nëntor 2026

AKK nuk gjen fakte në pesë raste për konflikt të interesit

Agjencia kundër korrupsionit ka marrë vendim që ti mbyll pesë raste për konfliktit të interesit pasi që në disa raste nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për konflikt të interesit, ndërsa disa zyrtar i janë shmangur konflikti të interesit.

Agjencia kishte trajtuar rastin për situatën e dyshuar për konflikt të interesit gjatë përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës Elmaze Nura, rastin e Kenan Safqi- Këshilltar Politik në Ministrin e Administratës Publike, rastin e Uran Ismaili - ish këshilltar politik në Kabinetin e Ministrit të BPZHR, rastin e Riad Rashiti Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, rastin e Selatin Ratkoceri, zyrtar kryesor Financiar në Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private ose funksione që janë në papajtueshmëri me këtë ligj. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›