E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK e pranon dokumentin me vërejtje

LDK vazhdimisht ka përkrahur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lideri i partisë më të madhë opozitare në vend, konsideron se marrëveshja e arritur në Bruksel, përkundër vërejtjeve në disa nga pikat e saj, i hap rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Ne e përkrahim këtë marrëveshje. Kërkojmë nga BE dhe SHBA implementimin e saj. Edhe pse kemi vërejtje në disa nga pikat, marrëveshja i hap rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane”, ka thënë ai.

Këto komente, Mustafa i ka bërë para fillimit të ceremonisë së 23- vjetorit të themelimit të Forumi të Gruas së Degës së III të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›