Paraburgim për abuzim me të miturën

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim Isuf Berishës (1960) nga Kamenica, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Ilmi Dalipi, tha për Rajonipress se Isuf Berisha dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht të miturën F.L., duke e kontaktuar në fillim, e pastaj duke e mbyllur në lokalin e tij tregtar.
Ndryshe, Berisha është arrestuar nga Policia e Kosovës këtë të marte në lokalin e tij tregtar në Kamenicë, ndërsa para gjykatësit rastin e ka quajtur montim duke akuzuar të miturën se e ka penguar në punë për shkak të problemeve që ajo ka./Indeksonline/