E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi, në Izrael për të harruar kampionatin

Për trajnerin e “Zonjës”, Çiro Ferrara, nuk do të jetë në dispozicion Aleks Del Piero, që vazhdon të vuajë nga dëmtimi i gjatë. Gjithashtu, teknikut italian do t’i duhet të bëjë pa mesfushorin malian, Sisoko, i cili u dëmtua përsëri në ndeshjen e kampionatit përballë Napolit. Kristian Poulsen do të luajë në vendin e tij para mbrojtësve.

Në repartin e avancuar, Ferrara ka preferuar të luajë vetëm me një sulmues të deklaruar, Trezege (që duket se ka fituar balotazhin me Amaurin), i mbështetur nga Xhovinko, Diego dhe Kamoranezi.

Në konferencën e djeshme për shtyp, numri një i pankinës bardhezi i bëri thirrje ekipit të tij të harrojë dështimin në Serinë A, për t’u përqendruar maksimalisht në përballjen e Izraelit.

Makabi Haifa – Juventus, formacionet e mundshme:

Makabi Haifa 4-5-1: Davidoviç; Meshumar, Keinan, Tekseira, Masilela; Otman, Bokoli, C.Zhairo, Rafaelov, Arbeitman; Dvalishvili. Trajner: E. Levi

Juventus 4-2-3-1: Bufon; Grigera, Kanavaro, Kielini, Groso; F.Melo, Poulsen; Kamoranezi, Diego, Xhovinko; Trezege. Trajner: Ç. Ferrara

Gjyqtar: T. Hauge (Norvegji)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›