E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Ruli- Filho nenshkruhet marreveshja mes dy vendeve

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Brazilit pritet të forcohen në të ardhmen. Ministri shqiptar i Bujqësisë, Genc Ruli ka marrë garancinë e homologut të  tij, se qeveria e brazilit do të plotësojë çdo kërkesë, që do të vijë nga pala shqiptare për lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve, përmirësimin e kuadrit ligjor apo dhe shkëmbimin e përvojave. Nga ana e tij, ministri Ruli tha se zhvillimi i Brazilit në vitet e fundit është një ndër modelet më të mirë për t’u ndjekur. 
“ Unë jam në dispozicion dhe e gjithë ministria e Bujqësisë është në dispozicionin tuaj. Për çdo gjë që do të na drejtoheni ne do të ndihmojmë. Ne brenda pak vitesh kemi dy-fishuar prodhimin në të njëjtën sipërfaqe dhe jemi të gatshëm tua ofrojmë ndihmën tonë për këtë. Ne do të shikojmë dhe përafrimet e legjislacionit, dhe do të ndërhyjmë dhe aty nuk ligjet nuk na lejojnë që të kemi shkëmbime tregtare”, u shpreh ministri brazilian, Mendes Ribeiro Filho.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes dy ministrave përcaktohet që do të ketë ndihmesa dhe angazhim nga të dy qeveritë. Kështu, shkëmbimi i materialeve gjenetike, përmirësimi i i teknologjive bujqësore, shkëmbimi i eksperiencës në blegtori dhe agropërpunim janë ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshje. Ndër të tjera është rënë dakord që ekspertë shqiptarë dhe brazilianë të vizitojnë vendet respektive për të shkëmbyer  eksperiencat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›