15 vjet Shqipëri-OSBE, Topalli: Arritje të mëdha
TIRANË- Suksese dhe arritje të shumta në kuadër të bashkëpunimit të fortë mes vendit tonë dhe OSBE, që sot shënon 15 vjetorin e bashkëpunimit.
Në ceremoninë e posaçme mbajtur për këtë rast, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen shumë të madhe që OSBE i ka dhënë vendin në kuadër të reformave dhe zhvillimit të vendit.
Gjatë këtyre viteve bashkëpunimi administrata dhe Kuvendi janë rritur së bashku, vlerësoj nivelin shumë të mirë me praninë e OSBE në vendin tonë në mbështetje të konsolidimit të demokracisë- tha Topalli.
Ambasadori i OSBE-se, ne vendin tone, Eugen Volfart ka vleresuar bashkepunimin, duke u shprehur krenar qe prezenca ka kontribuar ne reformat e rendesishme, duke nisur qe nga ato qe cuan ne liberalizimin e vizave dhe levizjen e lire per gjithe shqiptaret.
Ai ka inkurajuar forcat politike per vijimin e bashkepunimit, duke shpresuar si gjithe te tjeret se ne kete 100 vjetor te pavaresise te numerohen arritje ne fushen e reformave per integrimin e vendit ne BE.