Trojka rikthehet ne Athine
FMN, BE dhe BQE gjenden sërish në Athinë për të kontrolluar shpenzimet e sektorit publik dhe për të kërkuar 11,5 miliardë eurot që mungojnë në buxhet për periudhën 2013-2013, duke e vënë sërish nën presion pushtetin qëndror, sektorin publik dhe ndihmat sociale. Vëmendja më e madhe do të përqëndrohet edhe një herë në luftën kundër evazionit fiskal, nga e cila Trojka shpreson të zbulojë deri në fund të 2014-ës, rreth 3,5 miliardë euro e në rast të kundërt qeverisë do t’i duhet të marrë të tjera masa të nevojshme për shkurtimin e pagave dhe pensioneve. Për qeverinë e Lukas Papademos do të jetë një veprim i përshpejtuar duke parë se afatet e vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë, plani i ri për shkurtimet në sektorin publik duhet të prezantohet më parë se shkrirja e parlamentit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme. Objektivi kryesor i qeverisë duhet të jetë arritja e një sufiçiti me 4,5% në vitin 2014, ndërkohë që objektivat afatshkurtra lidhen me shkurtimet e vendeve të punës deri në 15 mijë punonjës në sektorin publik brenda vitit 2013 me një sistem të pezullimit të përkohshëm nga puna, shtim të numrit të enteve shtetërore që duhet të shkrihën apo të mbyllen. Sipas Trojkës nga mbyllja e këtyre institucioneve shtetërore duhet të kursehen të paktën 2,1 miliardë euro të tjera brenda vitit 2015. ndër të tjera qeveria duhet të vijojë sipas programit të trojkës me mbylljen e të gjitha zyrave që nuk funksionojnë si dhe me shkarkimin nga puna të të paktën 200 funksionarëve. Përsa i përket privatizimit, nga i cili shteti shpreson të mbledhë rreth 4,5 milirdë euro brenda këtij viti, pritet që në Athinë të mbërrijë edhe një tjetër grup specialistësh të BE për të ndihmuar kolegët grekë në shitjen e disa prej kompanive të pjesshme shtetërore.