Greqia vijon te jete e paralizuar nga greva
Ashtu siç ishte njoftuar më parë, taksistët grekë kanë nisur gjatë të mërkurës një grevë 48 orëshe, ndërsa pritet që greva e doganave të përfundojë të enjten në orën 07:00 të mëngjesit.
Protesta të ashpra janë regjistruar përgjatë gjithë natës në sheshin përpara parlamentit në Athinë pasi qeveria greke ka miratuar një amendament sipas të cilit vendoset në mënyrë të menjëhershme një tjetër taksë për pasuritë e patundshme.
Taksa e re ka shkaktuar reagime të ashpra tek populli grek pasi rreth 70% e tyre janë pronarë dhe do të preken nga ky amendament.